Kualifikohet Legia e Muçit, Aston Villa e mbyll e para

Nga Dea Kozma
15 Dhjetor 2023, 07:05 | Futboll

Kualifikohet Legia e Muçit, Aston Villa e mbyll e para

Në ndeshjet e tjera, Legia e Varshaves ku luan dhe shqiptari Ernest Muçi, siguroi play offin e Conference League.

Polakët nuk e diskutuan fitoren me suedezët e Häcken dhe i munden me rezultatin 2-0. Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Indi në minutën e 53.

Titullar në këtë takim ishte dhe sulmuesi kuqezi, Muçi që kishte shanset e tij po nuk ia doli të linte gjurmë. Pas fazës së grupeve, Aston Villa e mbyll në krye të klasifikimit me 13 pikë, kjo dhe falë barazim 1-1 në Bosnjë kundër Zrinjski, ndërsa Legia e Varshavës në vendin e dytë me 12 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos