Gjithë vëmendja te finalja e Kupës. Egnatia kërkon të përsërisë dhe një herë suksesin e një viti më parë kur ngriti lart për herë të parë trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja që do të luhet këtë të martë në Arenën Kombëtare në kryeqytet pritet të dhurojë spektakël jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Ekipi i Edlir Tetovës edhe pse konsiderohet favoritë në letër i ka dhënë vlerësimin maksimal Kukësit ndërsa ka kërkuar dhe ndihmën e ultrasve të zjarrtë që klubi i Rrogozhinës ka.
Sipas zyrtarëve të Egnatias, plot 17 autobusë janë prenotuar nga klubi për tifozët të cilët do të ‘pushtojnë’ kryeqytetin të martën.
Egnatia po përjeton periudhën më të artë të sportit rrogozhinas dhe këtë janë të etur për të fituar gjithçka. Finalja e Kupës do të luhet këtë të martë në orën 19:00 në Arenën Kombëtare në kryeqytet. (A2 Televizion)