Flamurtari-Apolonia është finalja e Play Off-it në Kategorinë e Parë. Vlonjatët barazuan pa gola me Korabin në shtëpi, megjithatë kaq i mjaftoi për të kaluar në finalen e “play off”, pasi është e avantazhuar prej renditjes më të mirë në klasifikimin përfundimtar të Kategorisë së Parë.
Vendasit dhe pse dominuan lojën dhe kishin disa raste të pastra për shënim në fund nuk ia dolën të tundnin rrjetën.
Ne kampin vlonjat ka optimizëm dhe objektiv kryesor mbetet ngjitja ne elitë. Një skuadër e ndërtuar që në fillim me një projekt ambicioz kërkon rikthimin sa më pare ne Superligën shqiptare.
Në ndeshjen tjetër Apolonia bëri surprizën e madhe pasi mundi Vorën me rezultatin final 3-4. Një takim që dhuroi gjithçka, gola, emocione dhe shumë polemika por në fund festa ishte e gjitha e fierakëve.
Kur rezultati ishte 2-1 në favor të Vorës, një penallti e kontestuar dhe e shënuar nga Raboshta çoi në vendimin për tërheqjen e përkohshme të skuadrës fierake nga fusha. Një situatë që zgjati rreth 5 minuta, por pas rikthimit, në fushë u pa një tjetër ekip duke përmbysur rezultatin në 4-3.
Finalja e Play Off-it do të luhet këtë të mërkurën, orari mbetet i pacaktuar. Fituesi i këtij çifti ka një shans për t’u ngjitur në Superiore nëse fiton në play-out me Laçin. (A2 Televizion)