Laçi dhe Tuci në grupet e Champions, eliminohet Galatasaray

Nga A2 CNN
27 Gusht 2024, 22:59 | Futboll

Laçi dhe Tuci në grupet e Champions, eliminohet Galatasaray

Sparta e Pragës ka kaluar në fazën finale të Champions League, pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë 2-0 ndaj suedezëve të Malmoe.

Qazim Laçi, mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit qëndroi gjatë 90 minutave në fushën e lojës duke qenë nga më të vlerësuarit. Ndërkohë, Tuci nuk u aktivizua. Goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Rrahmani, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Galatasaray është eliminuar nga Champions pasi u mund 0-1 në Stamboll nga zviceranët e Young Boys. Më tej kaloi edhe Salzburgu i cili edhe pse barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos së Kievit, kishte fituar 2-0 takimin e parë. /A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos