Laçi mposht Vllazninë mes kaosit... dhe pas 110 minutash lojë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 18:14 | Futboll

Laçi mposht Vllazninë mes kaosit... dhe pas 110 minutash lojë

Laçi ka mposhtur Vllazninë 2-0, në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt të Kategorisë Superiore.

Pasi 45 minutat e para u mbyllën pa gola, fraksioni i dytë nisi “furishëm” për kurbinasit të cilët gjetën golin e avantazhit përmes Orgi Cenës, në minutën e 50-të, shkruan A2.

Në të 74-tën, Vllaznia mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mesfushorit Adrian Mehmeti, i cili çuditërisht nuk erdhi pas një faulli. Kjo solli shumë minuta ndërprerje, pasi arbitri kërkoi edhe boshatisjen e tribunës për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë.

Pas rinisjes së lojës, Laçi goditi sërish rivalin me Traoren (89') dhe e ruajti avantazhin deri në minutën e 110.

Laçi rikthehet te fitorja duke shkuar në kuotën e 7 pikëve, në vendin e katërt në klasifikim. Vllaznia në anën tjetër mbetet e parafundit, me vetëm 2 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos