Gjykatat në protestë, Gazment Bardhi i drejtohet Peleshit: Zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 11:22 | Politikë

Gjykatat në protestë, Gazment Bardhi i drejtohet Peleshit: Zbatoni

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se "gjykatat janë në kolaps" sepse mazhoranca nuk respekton Kushtetutën.

"Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni", tha Bardhi, shkruan A2.

"Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe sot gjykatat janë në krizë. Përgjegjës është Kuvendi, i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese", shtoi Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos