Përshkallëzohet lufta tregtare. Tarifat hakmarrëse të Kanadasë kundër Shteteve të Bashkuara hynë në fuqi, pa asnjë shenjë të një marrëveshjeje tregtare në horizont.
Kundërmasat do të zbatohen për produkte amerikane me vlerë gati 20 miliardë dollarë, nga çeliku te mobiljet e deri te bluzat prej pambuku, dhe tarifat do të jenë deri në 50%. Peshku dhe karavidhet e freskëta ishin gjithashtu në listë, por Kanadaja më vonë i hoqi ato pas kundërshtimit nga industria e saj e prodhimeve të detit.
Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë kanë thënë se do të donin të arrinin një marrëveshje, por nuk është bërë asnjë lëvizje për të rifilluar bisedimet pasi ato dështuan në fund të gushtit. Kryeministri kanadez ka theksuar gatishmërinë për një pakt me SHBA-në, por zyrtarët e tregtisë në Uashington theksojnë se topi është në fushën e fqinjit verior. (A2 Televizion)