Kategoria Superiore, Dinamo përmbys Elbasanin, verdheblutë në krizë

Nga Dea Kozma
7 Shtator 2026, 19:48 | Futboll

Kategoria Superiore, Dinamo përmbys Elbasanin, verdheblutë në

Dinamo mundi 2-1 Elbasanin në shtëpi, në një sfidë që nisi keq, por përfundoi në mënyrën më të bukur. Verdheblutë goditën të parët me Nikajn në minutën e 25-të, por blutë reaguan shpejt dhe barazuan me Berishën në të 37-ën.

Në pjesën e dytë, Vila përmbysi gjithçka, duke i dhënë kryeqytetasve fitoren e dytë në kampionat dhe 3 pikë të rëndësishme.

Dinamo shkon kështu në kuotën e 6 pikëve pas tri javësh ndërsa Elbasani duhet te pres akoma për fitoren e parë në këtë sezon …Pas ndeshjes trajneri Elbasanit  Ivan Gvozdenovic u shpreh se skuadra e tij ende nuk ka dhënë maksimumin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos