Kastrioti e nis sezonin e ri në Kategorinë e Parë me një situatë të pazakontë. Në transfertën ndaj Burrelit, skuadra krutane kishte vetëm 15 lojtarë në dispozicion, ndërsa në stol ishin katër futbollistë dhe mungoi portieri i dytë. Situata vjen pas bllokimit të merkatos nga FIFA, që ka penguar Kastriotin të regjistrojë afrimet e verës. Trajneri Ramadan Ndreu duhet të menaxhojë një grup të kufizuar që në startin e kampionatit.
Dueli u shoqërua edhe me tension . Lojtari I krutaneve Fabio Hasa u përfshi në një konflikt me një tifoz pranë fushës, episod që tërhoqi menjëherë vëmendjen.Situata nuk kaloi pa pasoja për futbollistin, pasi arbitri e ndëshkoi me karton të kuq. Edhe pse Kastrioti shënoi dy gola me Kapllanin, nuk arriti ta menaxhoje avantazhin deri ne fund sfida përfundoi me shifrat 2-2
Besa dhe Flamurtari dhuruan spektakël me 6 gola në javën e parë të Kategorisë së Parë, në një sfidë që u mbyll në barazimin 3-3.. Kavajasit e nisën furishëm dhe kaluan në avantazh me Ruzgis , i cili realizoi një tregolësh duke e çuar Besën në avantazhin 3-1.
Flamurtari nuk u dorëzua dhe reagoi në pjesën e dytë. Gjata ngushtoi diferencën ndërsa në kohën shtesë Lushaj, me një goditje dënimi, vendosi baraspeshën në 3-3 dhe i dha vlonjatëve një pikë të çmuar. Besa shpërdoroi fitoren, ndërsa Flamurtari tregoi karakter, në një nga përballjet më emocionuese të javës hapëse. (A2 Televizion)