Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje, Berisha e quajti Dumanin armik të pluralizmit dhe avokat të McGonigal. A2 CNN ka siguruar shënimin e lënë nga kreu i PD-së për kreun SPAK, në të cilin thuhet se Dumani është avokat i krimeve kushtetuese dhe armik i pluralizmit.
“Altin Troplinit, avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, të skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve etj”, është shënimi që la Berisha për Dumanin.
Në deklaratën e tij pas daljes nga SPAK sulmoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka, duke kërkuar shkarkimin e saj. Ai tha se “ky është shteti i Irenës (Gjoka) me 5 mbiemra që vazhdon detyrën në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”. (A2 Televizion)