Liga e Kombeve, Hoxha dhe Seferi tregojnë objektivat e Shqipërisë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 12:13 | Futboll

Liga e Kombeve, Hoxha dhe Seferi tregojnë objektivat e Shqipërisë

Dy takimet e muajit shtator, ndaj Ukrainës dhe me pas ndaj Gjeorgjisë,  nisin aventurën e Shqipërisë në grupin e Ligës së Kombeve.

Në kudër të këtyre dy sfidave, dy futbollistët Arbër Hoxha dhe Taulant Seferi kanë shprehur objektivat e Shqipërisë në këtë kompeticion dhe se si po shkojnë përgatitjet e  kuqezinjve.

Mes të tjerash, ata kanë kërkuar që në ndeshjen me Gjeorgjinë, e programuar në 10 shtator në Tiranë, stadiumi të gumëzhije nga tifozët dhe mbështetja të jetë maksimale.

“Së pari dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Sfida me Gjeorgjinë në “Air Albania”– Është një ndjenjë e madhe sepse është ndeshja ime e parë në stadiumin “Air Albania”.

I bëj thirrje shqiptarëve që të jenë sa më të shumtë dhe të mbushin stadiumin.Objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve? – Duke marrë parasysh që është një mundësi shumë e mirë për Botërorin, pse mos të renditemi në vendin e parë. Kemi skuadra shumë të forta në grup, por ne do të japim maksimumin gjithmonë për Kombëtaren tonë”, tha Hoxha.

Taulant Seferi tregon se përgatitjet për dy ndeshjet e para në Nations League po shkojnë shumë mirë dhe shton se për momentin fokusi kryesor është te takimi në transfertë ndaj Ukrainës.

“Kemi nisur grumbullimin dhe kemi dy ndeshje. Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar dhe duhet të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Të gjithë e dimë se Ukraina është një kombëtare fizike shumë e fortë dhe duhet të përgatitemi në maksimum. E njoh kampionatin e Ukrainës dhe disa lojtarë që luajnë atje, janë një kombëtare shumë fizike pasi atë stil loje kanë. Janë kundërshtar shumë i fortë dhe duhet të përgatitemi mirë për të dhënë maksimumin”, tha sulmuesi kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos