Liga e Kombeve, Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për Çekinë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2024, 10:11 | Futboll

Liga e Kombeve, Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit tetor, atë ndaj Republikës Çeke në 11 tetor dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë.

Dy transferta të vështira për kuqezinjtë, që besojnë se mund të marrin maksimumin nga të dyja takimet, shkruan A2 CNN.

Në seancën e parë stërvitore, tekniku Sylvinho pati 3 mungesa. Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami u bashkuan me grupin të hënën në mbrëmje. Grupi ka punuar fillimisht në palestër, për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga Shpresat dhe U-19.

Tekniku Sylvinho zgjodhi që skuadrës t’i bashkohen dhe tre lojtarë nga 21-vjeçarët si Gjini, Rexhepi dhe Fetai, që nuk është hera e parë që e thërret. Ata kanë bërë stërvitje me ekipin e parë dhe duket se braziliani i ka në planet e të ardhmes. 

Grupi deri më tani duket në formë të mirë fizike, atmosfera pozitive mbizotëron në kampin kuqezi që është gati për ndeshjen e parë ndaj Republikës Çeke. Takimi do të luhet në Pragë në datën 11 tetor, në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos