Shqipëria ka kaluar në avantazh në ndeshjen që po luhet në “Epet Arena” të Pragës përballë Ukrainës.
Djemtë kuqezi shfrytëzuan më së miri një top të rrëmbyer në mesfushë nga Nedim Bajrami, duke e finalizuar me gol në minutën e ’66.
Pas një qarkullimi perfekt të topit nga e majta, Rei Manaj u fut bukur në zonë dhe më pas asistoi mrekullisht brenda zonës Asanin që erdhi furishëm nga krahu i djathtë i sulmit dhe dërgoi topin në rrjetë.
Shqipëria kryeson me rezultatin 2-1 kur kanë mbetur edhe 20 minuta nga fundi i kësaj sfide. (A2 Televizion)