Kanë përfunduar përballjet e radhës të kategorisë superiore të futbollit, ku bie në sy fitorja jashtë fushe e Egnatias kryesuese, e cila edhe pse me një lojtar më pak, ka arritur të triumfojë dhe të blindojë vendin e parë në renditje.
Ndërkohë, Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme në fushën e Erzenit, të cilin e ka mundur me rezultatin e pastër 0-3.
Fitore jashtë fushe ka shënuar edhe Partizani, i cili ka fundosur më shumë Kukësin, duke e mundur me rezultatin e ngushtë 0-1.
Ndërkohë, përballja klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë dhe ajo mes Skënderbeut dhe Laçit kanë përfunduar në barazim, përkatësisht 0 – 0 dhe 1 – 1.
Duhet thënë që me këto barazime, si Tirana, ashtu edhe Dinamo janë përkohësisht jashtë zonës së “Final Four”, pasi vendin e katërt momentalisht e ka Skënderbeu me barazimin e marrë sot me bardheblutë.
(A2 Televizion)