All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rikthehet ndeshja Flamurtari-Barcelona në Vlorë, Vasil Ruci jep detaje për “A2 Sport”

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 14:30 | Futboll
All - Paragraf - 1

Një nga periudhat më të lavdishme të futbollit shqiptar dhe që çdo tifoz sot e kujton me shumë nostalgji është Flamurtari i viteve të arta.

Ekipi vlonjat që në vitin 1987 eliminoi Partizanin e Beogradit në garat e Kupës UEFA, ndërsa në 1/8 u përball me Barcelonën, ku sërish dhuruan një ndeshje spektakolare dhe shumë emocionuese. Një sfidë që është ngulitur në mendjen e çdo dashamirësi të futbollit dhe veçanërisht tek ata protagonistë që ishin në fushë.

All - Paragraf - 3

Pas shumë vitesh, ata duan të rikthejnë dhe një herë këtë supersfidë në stadiumin e Flamurtarit. Emrat e mëdhenj të atyre viteve si Vasil Ruci, Petro Ruci, Rrapo Taho, Sokol Kushta e shumë të tjerë do të zbresin dhe një herë në fushë për të përjetuar sërish sadopak dhe një herë emocionet e asaj dite.

Çdo gjë është vendosur, ndërsa tani pritet të përcaktohen vetëm detajet finale.

“Është kënaqësi e madhe për ne që, pas shumë përpjekjesh, të kthenim Barcelonën në Vlorë. Do të jetë një event i shkëlqyer për të gjithë qytetin. Do të jenë ditë feste. Mbrëmja e ndeshjes do të përfundojë me një koncert fantastik”, tregon Vasil Ruci për “A2 Sport” nga Dea Kozma.

All - Paragraf - 6

Sipas tij, pas ndeshjes në Vlorë, do të ketë edhe një ndeshje kthimi në Barcelonë.

Intervista e plotë (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos