Thiago Silva prezantohet si lojtari më i ri i Fluminense

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 16:47 | Futboll

Thiago Silva prezantohet si lojtari më i ri i Fluminense

Tashmë nuk ka më dyshime dhe gjithçka është zyrtare. Mbrojtësi brazilian Tiago Silva do të mbyllë karrierën e tij me Fluminense ne Brazil, klubin ku ai u bë i famshëm.

Ka qenë vetë faqja e skuadrës braziliane që ka zyrtarizuar marrëveshjen me 39 vjeçarin.

Tiago Silvës i përfundon kontrata me Chelsea në verën e këtij viti dhe menjëherë do të nënshkruajë kontratën me klubin e ri.

“Në postimin e skuadrës së Fluminense shkruhej: Përbindëshi u kthye”, ndërsa tregohej dhe foto e Tiago Silvas me fanelën e re.

Ai ishte pjesë e këtij klubi për tre vite nga 2006 në 2009 dhe më pas u transferua tek Milani ku u shndërrua në një nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos