Të dielën klasikja e futbollit shqiptar, Tirana pret Vllazninë

Nga Dea Kozma
16 Dhjetor 2023, 16:56 | Futboll

Kjo fundjavë rezervon spektakël me klasiken e futbolli shqiptar Tirana-Vllaznia. Edhe pse dy ekipe larg pritshmërive këtë sezon, objektivat e tyre mbeten maksimal. Bardheblutë vijnë vetëm më një fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe për këtë kërkojnë që të lënë pas këtë ngërç psikologjik duke u rikthyer sa më parë tek 3 pikët.

Nga ana tjetër fitorja ndaj Dinamos ka rikthyer entuziazmin në Shkodër, teksa skuadra kuqeblu është mjaft optimiste për një rezultat pozitiv. Lajmi i mirë për shkodranët është se do të jetë i gjithë ekipi në dispozicion ndërsa me grupin është rikthyer dhe mesfushori Esat Mala.

Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet të dielën në stadiumin Selman Stërmasi ndërsa në po të njëjtin orar, Teuta udhëton në Rrogozhinë përballë Erzenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos