Manchester City u rikthye te fitorja në Premier League teksa përmbysi 3-1 Everton. Edhe pse pjesa e parë nisi shkëlqyer për “Qytetarët” që kishin dy raste të njëpasnjëshme me Phoden, ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me Jack Harrison.
Kundërpërgjigjja e City erdhi në pjesën e dytë, kur Phoden nuk gaboi dhe vendosi baraspeshën. Një gol që shtyu ekipin nga Manchester për të shënuar dhe më shumë.
Alvarez nga penalltia dhe në fund Bernando Silva siguruan tri pikë ekipit të Pep Guardiolës. Aktualisht, qytetarët janë në vendin e katërt me 37 pikë, por një ndeshje më pak.
Edhe Chelsea u kthye te suksesi teksa mposhti 2-1 Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Premier League. Mydrich zhbllokoi rezultatin në minutën e 13, me një asist të Gusto, por Olise u përgjigj në kohën shtesë të pjesës së parë.
Pochettino hodhi në fushë Brojën, por ndeshja u vendos nga penalltia e fituar dhe realizuar nga Madueke në minutën e 89-të. Kaq mjaftoi që londinezët të merrnin 3 pikë me vlerë, edhe pse mbetën në vendin e 10 me 25 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Wolverhampton mund të buzëqeshë gjithashtu, pasi mundi 4-1 Brentford dhe mbetet me ritmin e Chelseat, pas 19 javësh 25 pikë. (A2 Televizion)