Frikë te Arsenali, Saka mund të mungojë për 2 muaj pas dëmtimit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 19:13 | Futboll

Frikë te Arsenali, Saka mund të mungojë për 2 muaj pas

Arsenali druhet se Bukayo Saka mund të mungojë të paktën gjashtë javë për shkak të dëmtimit në muskul, që pësoi gjatë ndeshjes së Champions League kundër Bajern Mynih.

Futbollisti 25-vjeçar do t’i nënshtrohet një rezonance magnetike të premten pasdite, për të vlerësuar më mirë dëmtimin, i cili e detyroi të largohej nga fusha gjatë barazimit 2-2 të së mërkurës në “Allianz Arena”.

Pas ekzaminimeve fillestare, mjekët e klubit vlerësojnë se Saka do të mungojë të paktën gjashtë javë, por periudha e rikuperimit mund të jetë edhe më e gjatë.

Nëse shqetësimet fillestare konfirmohen, sulmuesi do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme me Arsenalin, si dhe takimet e ardhshme të Anglisë në Ligën e Kombeve të UEFA-s kundër Kroacisë dhe Spanjës.

“Na duhen edhe disa ekzaminime të tjera dhe mendimet e specialistëve”, deklaroi trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Kur një lojtar duhet të largohet nga fusha, e ka të vështirë të ecë pa dhimbje dhe ka kufizime në lëvizje, kjo nuk është një shenjë e mirë. Le të jemi pak të duruar, në mënyrë që të japim një vlerësim përfundimtar”, u shpreh ai. “Do të dimë më shumë nesër”, përfundoi trajneri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos