“Do jetë e njëjta ndeshje si e para”, Nevil Dede: Diferencën do ta bëjë personaliteti në fushë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 19:33 | Futboll

“Do jetë e njëjta ndeshje si e para”, Nevil Dede:

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Nevil Dede, i ftuar në Ditarin e pasdites, në A2 CNN, parashikon që ndeshja e nesërme e kombëtares me Serbinë do të jetë një fotokopje e të parës, teksa shprehet se dy ekipet nuk kanë diferenca me njëra-tjetrën.

Sipas tij, diferencën në fushën e lojës do ta tregojnë fakti se sa personalitet do të tregojnë ekipet. Ai shton se nesër në Leskovac do të luhet vetëm futboll.

“E vërteta është se në ndeshjet e fundit Sylvinho nuk ka treguar performancë, por gjithsesi ndeshja e tij më e mirë ishte ndeshja e parë me Serbinë. Nuk ka nevojë për fjalë të tepërta për motivimin e lojtarëve. Lëvizja e stadiumit ka qenë strategjike pas incidenteve në ndeshjes Serbi-Angli. Në stadiumin e Leskovacit do luhet futboll. E njoh stadiumin. Është një investim i ri. Djemtë nuk do të kenë ndonjë tension të madh. Ne duhet të tregojmë se sa personalitet kemi. Nuk besoj se kemi diferenca me Serbinë. Ndeshjen e parë meritonim ta fitonim. Besoj se do të jetë e njëjta përballje. Diferencën do ta bëjë sa personalitet do të tregojmë në fushë”, tha Dede në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos