“Çdo pemë nga një polic”, gazetari i A2 CNN nga Leskovaci: Emri i hotelit sekret, jemi të rrethuar

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 19:48 | Futboll

“Çdo pemë nga një polic”, gazetari i A2 CNN nga

Atmosfera e parandeshjes me Serbinë është sjellë në Edicionin Qendror të lajmeve në A2 CNN nga gazetari i MegaSport, Altin Sulçe, i cili ndodhet në Leskovac.

Sulçe rrëfeu për Andi Nurjan se në Leskovac ka shumë forca policie që kanë rrethuar qytetin dhe që shoqërojnë ekipin shqiptar dhe gazetarët në çdo lëvizje.

Ai shton se organizatorët ende nuk ua kanë treguar emrin e hotelit gazetarëve shqiptarë për motive sigurie.

“Jemi në kushtet të vështira. Të gjitha gazetarët po shkojmë me një minibus në Hotel. Djemtë dhe trajneri janë optimist për të bërë më të mirë. Stërvitja ka vajtur mirë, nuk ka pasur të lënduar. Në Leskovac jemi të rrethuar nga makina policie dhe eskorta të forcave serbe. Kombëtarja bëri stërvitje dhe janë gati për ndeshjen e nesërme.

Kjo ndeshje do të vulosë ecurinë e këtyre ekipeve nëse do të vijojnë aventurën në Kupën e Botës. Leskovaci është një qytet i vogël me pak lëvizje. Gjithë perimetri i hotelit është i rrethuar është 40 km larg stadiumit. Jemi një grup gazetarësh të mediave të ndryshme. Kemi optimizëm. Kishte shumë pemë dhe në çdo pemë dukej sikur kishte nga një polic. Ishim makina të panumërta policie”, tha Sulçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos