Mesfushori kuqezi gol dhe asist, Qazim Laçi shkëlqen te Sparta e Pragës

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2024, 11:14 | Futboll

Mesfushori kuqezi gol dhe asist, Qazim Laçi shkëlqen te Sparta e

Një gol i shënuar dhe një asist i dhënë. Qazim Laçi është protagonist absolut te Sparta e Pragës, në elitën e futbollit çek.

Mesfushori kuqezi realizoi me goditje dënimi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 të ekipit të tij. Tentativa ishte me fat, pasi u devijua nga muri mbrojtës dhe nxori jashtë loje portierin kundërshtar.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Laçi dha edhe asistin e golit të Birmançeviç në të 88-ën, që vulosi fitoren 4-1 të Spartës.

Për të kompletuar festën shqiptare në Pragë shërbeu edhe goli i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani.



(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos