Mbappe te Real Madrid, 100 milionë euro bonus për firmën

Nga Erald Kodhelaj
3 Qershor 2024, 11:55 | Futboll

Mbappe te Real Madrid, 100 milionë euro bonus për firmën

Festa në Madrid vijon jo vetëm prej sukseseve në fushë, por edhe për arritjet jashtë kuadratit të gjelbër. Entuziazmi mes tifozëve është rritur edhe nga konfirmimi se Kilian Mbappe do të jetë zyrtarisht lojtar i Realit.

Ylli 25-vjeçar dhe klubi arritën marrëveshjen për transferimin, me prezantimin që do të bëhet gjatë kësaj jave. Mbappe ka përfituar menjëherë 100 milionë euro bonus për kalimin në “Bernabeu”.

Sulmuesi do të firmosë kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro pagë në vit. Rroga e tij është dukshëm më e ulët nga ajo që merrte te Paris SG ku deri më tani paguhej 75 milionë euro në vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos