Pas Acerbit, Italia humbet edhe një tjetër mbrojtës para Shqipërisë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2024, 21:26 | Futboll

Pas Acerbit, Italia humbet edhe një tjetër mbrojtës para

Giorgio Scalvini është larguar i dëmtuar me lot në sy nga fusha e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit të Serie A mes Atalanta-s dhe Fiorentinës, e cila u mbyll 2-3 për miqtë.

Ky dëmtim, shkalla e të cilit ende nuk dihet, vjen më pak se dy javë nga ndeshja e parë në Europian mes Italisë dhe Shqipërisë.

20-vjeçari e la fushën e lojës në minutën e 84 për shkak të një dëmtimi në gju.

Me siguri te trajneri i Italisë, Spalleti tashmë kanë nisur “dhimbjet e kokës” pasi pak ditë më parë humbi Europianit për shkak dëmtimi edhe mbrojtësi i Interit, Acerbi.

Ndërkohë, Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare është aktivizuar vetëm 15 minuta në këtë ndeshje dhe tashmë do t’i bashkohet kombëtares së drejtuar nga Sylvinho, që të hënë do të luajë miqësoren ndaj Lihtenshtejnit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos