
Milani fitoi 0-2 në transfertë ndaj Cremonese falë dy golave të shënuara në minutat e fundit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën 27 të Serisë A, kuqezinjtë morën 3 pikë me vuajtje për të ruajtur vendin e dytë në klasifikim, shkruan A2.
Ndërkohë, mbeten 10 pikë larg Interit kryesues.
Goli i parë u shënua nga Pavlovic në minutën e 90, ndërsa Leao vulosi fitoren në sekondat e fundit. (A2 Televizion)