
Rey Manaj është padyshim lojtari i momentit te Sivasspor. Sot realizoi golin e radhës në kampionat, për të zhbllokuar sfidën në transfertën e Serikspor.
Manaj shënoi në minutën e 48, shkruan A2. Sulmuesi i Kombëtares nuk gaboi pas pasimit perfekt që mori në zonë.
Në 5 ndeshjet e fundit në kategorinë e dytë të Turqisë, Manaj ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist.
(A2 Televizion)