
Drita nuk ia doli të realizonte përmbysjen historike, teksa u mposht edhe në duelin e kthimit nga Çelje, me rezultatin 3-2, njësoj si në sfidën e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj ishin autorët e golave për ekipin kampion të Kosovës në duelin e mbrëmjes së djeshme, shkruan A2.
Çelje siguroi një vend në raundin e 16 më të mirëve të Conference League pas fitores 3-2 ndaj Dritës (6-4 në total), duke bërë që sllovenët të mbeten të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në shtëpi (10 fitore, 4 barazime).
Në raundin tjetër Çelje do të përballet me njërën mes Sparta Pragë ose AEK Athinë.
(A2 Televizion)