
Shkëndija e Tetovës është mposhtur nga Samsunspor me rezultatin 4-0. Rivali turk në Ligën e Konferencës rezultoi mjaft i fortë edhe në ndeshjen e kthimit, që vlente për "play off"-in e këtij kompeticioni.
Ndeshja e parë u humb nga Shkëndija 0-1, në Maqedoninë e Veriut, shkruan A2.
Kështu merr fund ky rrugëtim i Shkëndijës së Tetovës në Europë.
Ky ishte edhe sezoni më i suksesshëm në histori për tetovarët. (A2 Televizion)