Milani afron kampionin e freskët të Europës

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 08:09 | Futboll

Milani afron kampionin e freskët të Europës

Alvaro Morata, kapiteni i Spanjës së saposhpallur kampione Europe, do të jetë futbollisti i ri i Milanit.

Katër vjet me 5 milionë euro pagë në sezon është kontrata për të cilën ka rënë dakord sulmuesi spanjoll me klubin italian.

Enrique Cerezo, Presidenti i Atletico Madrid, konfirmoi për “TeleCinco” se Morata ndoshta do të jetë një lojtar i Milanit: “Rikthimi në Itali është zgjidhja e tij ideale dhe Milani është një klub i madh”.

Milan do të paguajë klauzolën e sulmuesit te Atletico Madrid, që është në vlerën e 13 milionë eurove dhe sot Morata do të kryejë vizitat mjekësore.

Ndërkohë, kuqezinjtë kërkojnë edhe një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor shkatërrues.

Gjithashtu, Milani dëshiron edhe një sulmues tjetër, ku përfliten Niclas Fullkrug dhe Tammy Abraham.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos