Pas eliminimit nga play off i Botërorit, tani kuqezinjtë luajnë të martën ndeshjen miqësore me Ukrainën. Një ndeshje thjesht për formalitet për kombëtaren ku rëndësia e vetme mund të jenë lojtarët e rinj në fushë apo ata që nuk kanë marrë shumë minuta gjatë kualifikueseve, shkruan A2CNN.
Si Shqipëria ashtu dhe Ukraina shuan ëndrrën për në Kupën e Botës, të enjten në mbrëmje, kuqezinjtë që u mundën nga Polonia, ndërsa ukrainasit u eleminuan nga Suedia, ndërsa tani janë detyruar nga FIFA që të luajnë miqësore me njëra-tjetrën.
Nuk është momenti më i mirë për lojtarët pas atij zhgënjimi të pësuar, por sikur të mos mjaftonte kjo, e ardhmja e dy trajnerëve është në dyshim, për të mos thënë se gjithçka ka përfunduar. Si trajneri Sergei Rebrov i Ukrainës, ashtu edhe Sylvinho i Shqipërisë, nuk pritet që të vazhdojnë në drejtimin e përfaqësuesve përkatëse.
Të dy janë në fundin e kontratave të tyre dhe kjo pritet të jetë dhe ndeshja e fundit në stol. Ndonëse vetë braziliani me konferencën pas ndeshjes tregoi se do të ulet në tavolinë për të biseduar për të ardhmen e tij, kapitulli i tij me kuqezinjtë duket se është i mbyllur tani më pas tre vitesh.
Kontrata e Sylvinhos duhej të skadonte në dhjetorin e vitit 2025, por pasi arriti për herë të parë në histori të kualifikohej për në “play off”, u vendos që marrëveshja e re të ishte deri në muajin korrik, në rast të një kualifikimi të mundshëm në Botëror.
Miqësorja Ukrainë -Shqipëri do të luhet në Valencia të martën në mbrëmje në orën 20:45. (A2 Televizion)