
Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona, punonjës dhe administratorë lokalesh nate në zonën e Ish-Bllokut, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në ambientet e këtyre subjekteve.
Gjykata ka caktuar 11 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar 9 masa “Arrest në burg”, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve dhe hetimeve janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.
Ndërkohë, gjatë periudhës hetimore janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, të cilëve iu janë gjetur dhe sekuestruar 2200 tableta ekstazi.
Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, i cili kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. (A2 Televizion)