Morata në dyshim, ja si pritet të zbresë në fushë Milani ndaj Lecces së shqiptarëve

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 11:02 | Futboll

Morata në dyshim, ja si pritet të zbresë në fushë

Alvaro Morata është në dyshim për ndeshjen e sotme që Milan do të luajë ndaj Lecces së Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës.

Sulmuesi ka një problem të vogël muskulor dhe sipas trajnerit Paulo Fonseca, aktivizimi i tij ndaj Lecces do të jetë një vendim që do të në orët e fundit para ndeshjes, shkruan A2.

Ndërkohë është e konfirmuar mungesa e kapitenit Davide Calabria, i cili nuk është rekuperuar akoma nga shqetësimi që e la jashtë në ndeshjen derbi.

Kështu, Loftus-Cheek do të rikthehet të luajë përpara mbrojtës krah Fofana, me Reijnders që do të vendoset pas shpinës së Abraham nëse Morata s’ia del.

Në prapavijë përsëri Gabbia e Tomori, të shoqëruar nga Emerson Royal e Theo Hernandez. Korsitë do t’i besohen, ashtu si në derbi, Pulisic dhe Leaos.

Ndërkohë, te Lecce do të jetë titullar në San Siro mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha pritet ta nisë nga stoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos