Kategoria Superiore do të luajë sot ndeshjen e parë të javës së 7. Egnatia do të përballet me Partizanin në Rrogozhinë, ndeshje që do të nisë në orën 16:00.
Të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja, me Egnatian që vjen pas barazimit me Elbasanin, ndërsa “Demat” kanë 3 ndeshje pa fitore (3 barazime radhazi), shkruan A2.
Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë si vend i dytë në tabelën e renditjes me 11 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër, Partizani renditet i katërti , me 9 pikë pas 6 javësh kampionat. (A2 Televizion)