All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rey Manaj shkëlqen në kupën e Turqisë, tre gola në 45 minuta

Nga Erald Kodhelaj
2 Nëntor 2023, 16:32 | Futboll
All - Paragraf - 1

Rey Manaj shkëlqen në kupën e Turqisë, tre gola në 45

Rey Manaj shkëlqen në Kupën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut për Sivasspor, në triumfin 4-0 që skuadra e tij regjistroi përballë Artvin Hopaspor.

All - Paragraf - 3


Manajt i mjaftoi një pjesë loje, që të vuloste kualifikimin në turin e katërt. Ai shënoi tre gola në harkun e 42 minutave.

Pas avantazhit në të gjashtën, sulmuesi dyfishoi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Përpara pushimit ndërmjet pjesëve, Manaj realizoi edhe golin e tretë personal, duke fituar të drejtën të merrte topin në shtëpi.

All - Paragraf - 6

Sivasspor fitoi shënoi edhe një herë në minutat e fundit të lojës. Pas kësaj paraqitje, Rey Manaj ngjitet në kuotën e 5 golave të shënuar në këtë fillim të sezonit. Gjatë muajit tetor, futbollisti 26-vjeçarka realizuar dy herë edhe në Ligën e Parë turke. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos