Jose Mourinho raportohet se ka arritur marrëveshjen për të drejtuar klubin turk, Fenerbahçe, për dy vitet e ardhshme. Portugezi do të zëvendësojë aty Ismail Kartal dhe kjo do të jetë skuadra e 11-të e karrierës së tij.
Sipas gazetarit italian, Gianluca di Marzio, Kartal u shkarkua pasi për tri vite rresht u rendit i dyti në kampionatin turk dhe drejtuesit mendojnë se mund të fitojnë me Mourinho-n. 61-vjeçari është pa skuadër që prej muajit janar të këtij viti kur u shkarkua nga Roma, të cilën e drejtonte prej dy vitesh e gjysmë.
Më parë është raportuar se Mourinho do të firmoste me klubin arab Al Qadsiah, por duket se Turqia do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Në 7 sezonet e fundit, Mourinho nuk ka arritur të fitojë një trofe vetëm në njërin prej tyre, kur drejtonte Tottenham. Me Romën, ai fitoi Conference League në Tiranë, ndërsa në karrierë numëron trofe të shumta, me Porto-n, Chelsea-n, Inter-in dhe Real Madrid-in. (A2 Televizion)