Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Benfica.
Klubi portugez shkarkoi trajnerin Bruno Lage pas humbjes së papritur në Champions League ndaj Qarabag.
62-vjeçari Mourinho është pa ekip dhe do të kthehet te klubi ku nisi karrierën e tij si trajner 25 vite më parë.
Ndërkohë, "Speciali" u bë i famshëm në drejtimin e rivalëve të Benfica, Portos, ekip me të cilin fitoi Champions League në vitin 2004.
(A2 Televizion)