Ronaldo bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2026, 13:34 | Futboll

Ronaldo bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll

Cristiano Ronaldo është bërë bashkëpronar i klubit spanjoll të divizionit të dytë UD Almeria, pasi ka blerë 25% të aksioneve të klubit. Sulmuesi 41-vjeçar i Al-Nassr është bërë aksioner tek Almeria, klub që zotërohet nga një konsorcium investimesh saudit i udhëhequr nga Mohammed Al-Khereiji, përmes kompanisë së tij të sapokrijuar CR7 Sports Investments.

Ndërsa detajet financiare nuk janë bërë publike, Ronaldo deklaroi në një njoftim se mezi pret të punojë me ekipin drejtues “për të mbështetur fazën e ardhshme të rritjes së klubit”. Portugezi shtoi: “Ka qenë prej kohësh një ambicie e imja të kontribuoj në futboll përtej fushës së lojës. UD Almeria është një klub spanjoll me baza të forta dhe me potencial të qartë për rritje”.

Presidenti Al-Khereiji tha: “Ronaldo konsiderohet si më i miri që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë, ai i njeh shumë mirë ligat spanjolle dhe e kupton potencialin e asaj që po ndërtojmë këtu, si në aspektin e ekipit ashtu edhe të akademisë”.

Ronaldo kaloi nëntë vite të suksesshme në Spanjë me Real Madrid, duke fituar dy herë La Liga dhe duke ngritur katër herë trofeun e UEFA Champions League, para se t’i bashkohej klubit italian Juventus në vitin 2018. Ai luan për Al-Nassr në Saudi Pro League që nga viti 2022 dhe është futbollisti më i paguar në histori, me një pagë vjetore prej 177 milionë paundësh. Almeria u themelua në vitin 1989 dhe aktualisht renditet e treta në Segunda Division. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos