
Edhe kjo mbrëmje rezervon emocione të mëdha në Champions League me gjigantë të futbollit botëror që do të luajnë shanset në arenën e madhe europiane.
Pavarësisht fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Real Madrid do të ketë detyrën e vështirë përballë Benfikës në Santiago Bernabeu.Tensionet e shtuara në takimin e parë pritet t’i shoqërojnë dy ekipet dhe sot në mbrëmje dhe pse të dyja luajnë për një qëllim, kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira, shkruan A2.
Në anën tjetër, Juventus pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë është me një këmbë jashtë këtij kompeticioni, megjithatë në Torino nuk kanë çfarë të humbin dhe do të provojnë gjithçka për gjithçka.
Edhe Atalanta synon përmbysjen e madhe ndaj Dortmund. Bergamaskët u mundën 2-0 në përballjen e pare, ndërsa tani i presin në shtëpi me qëllim për të bërë surprizën. Edhe pse nuk po kalojnë një formë të mirë pasi kanë humbur tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, ata nuk kanë pësuar kurrë katër humbje radhazi në garat evropiane.
Në anën tjetër, Paris Saint Germain luan derbin francez me Monakon. Pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë, parizienët i presin në Park De Prince të avantazhuar nga një gol.
Dueli do të luhet sot në orën 21:00. (A2 Televizion)