
Juventusi, pas disfatës 5 -2 në Turqi, arriti të bënte të pamundurën duke shënuar 3 gola në kohën e rregullt dhe duke e çuar përballjen ndaj Galatasaray në shtesa, edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 48.
Por, në fund ishin miqtë ata që festuan, falë dy golave të shënuar në kohën shtesë, duke u kualifikuar në 16 skuadrat më të mira të Champions League.
Locatelli ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 37-të, nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan A2. Edhe pse me 10, bardhezinjtë shënuan edhe 2 herë të tjera me Gatti dhe McKenney, duke çuar ndeshjen në shtesa.
Në shtesa, turqit shënuan dy herë, fillimisht me Osimhen në minutën 105 dhe me Yilmaz në minutën 119.
Në fushë prej minutës së 67-të zbriti edhe Zhegrova që ishte protagonist te të dy golat, por shpërdoroi edhe një rast flagrant në fundin e kohës së rregullt, duke djegur një shans të artë për të kaluar më tej Juventusin.
(A2 Televizion)