Muçi dhe Rashica në grupet e Europa League, mësojnë kundërshtarët

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 14:02 | Futboll

Muçi dhe Rashica në grupet e Europa League, mësojnë

Beshiktashi kualfikohet në grupet e Europa League pas goleadës 5-1 në duelin e kthimit ndaj Luganos. Protagonistë në këtë sfidë ishin dhe dyshja e shqiptarëve Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Futbollisti kosovar dhuroi asistin e golit të tretë për futbollistin Rafa Silva, që me lehtësi e dërgoi në rrjetë., siç raporton A2. Ndërkohë, Ernest Muçi u aktivizua në fushë në minutën e 66. Mundësinë më të mirë e kishte në fund, kur një gjuajtje e fortë e lojtarit u ndal nga portieri kundërshtar, me topin që u kthye në këmbët e Uçan, ndërsa ky i fundit vulosi rezultatin me shifrat 5-1.  

Në shortin e hedhur të premten, ekipi turk i Muçit dhe Rashicës do të luajë kundër Frankfurt, Ajax, Maccabi Tel Aviv, Lyon, Malmo, Bodo/Glimt, Athletic Bilbao dhe Twente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos