Për herë të parë do të jenë, 5 shqiptarë do të marrin pjesë me ekipet e tyre në fazën e grupeve të Champions League, të cilët këtë të enjte janë njohur me kundërshtarët.
Sparta e Pragës, pjesë e së cilës janë Uzuni dhe Tuci, do të ndeshet me gjigantët e Interit, Manchester City-n, Atletico Madrid e Leverkuseni i Xhakës, ndërsa si më të lehta në letër shihen Salsburgu, Feynordi, Brest e Stuttgart.
Ndërkohë, Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit do të ndeshet me Milanin, Dortmundin, Bayern Munchen e Arsenalin, si dhe me Celitic, Salsburg, Monaco e Slavia Bratislava, shkruan A2 CNN.
Në anën tjetër, dy shtyllat e kombëtares, Asllani i Interit dhe Gjishmiti do të kenë po ashtu përballje tejet interesante. Interi do të ndeshet me Leipzig, City, Arsenal, Leverkusen, Cervena, Young Boys, Monaco dhe Sparta e Pragës. Ndërsa Gjimshiti me Atalantën fituese të Europa League, do të ndeshet me Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Shakhtar, Celtic, Young Boys, Sturm Graz dhe Stuttgart.
Këto ndeshje do të jenë një tjetër mundësi e artë për futbollistët shqiptarë që të tregojnë vlerat e tyre, por edhe të rriten edhe më tej.
(A2 Televizion)