Reali ngec sërish, Ancelotti: Jam unë fajtori

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 08:27 | Futboll

Reali ngec sërish, Ancelotti: Jam unë fajtori

Tjetër rezultat zhgënjyes i Realit të Madridit në kampionat.

Edhe pse me yje të shumtë në formacion (Modric, Mbappe apo Vinicius), skuadra e Carlo Ancelottit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Las Palmas në transfertë, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës. 

Vendasit shënuan të parët me Moleiron në minutën e pestë, ndërkohë që Reali barazoi shifrat me Vinicius, me penallti, në minutën e 69, siç raporton A2. 

Ky ishte barazimi i dytë në 3 javë për madrilenët që nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur kampionatin.

Pas ndeshjes, Ancelotti tha: “Nuk po tregohemi solidë, siç u treguam sezonin e kaluar. Duhet të përmirësohemi. Unë duhet të jem më i qartë në strategjinë me të cilën lojtarët duhet të zbresin në fushë. E mira e këtyre barazimeve është që më treguan shumë gjëra që duhen përmirësuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos