Napoli bën provat e arratisjes në krye të Serisë A

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 22:47 | Futboll

Napoli bën provat e arratisjes në krye të Serisë A

Napoli i Antonio Contes regjistroi fitoren e dytë radhazi në Serinë A, teksa mposhti Comon me rezultatin 3-1.

Sfida u zhbollokua në minutën e parë, ku McTominay tundi rrjetën pas asistit të Lukakut. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku Strefezza vendosi baraspeshën në minutën e 43, shkruan A2 CNN. 

Fragmenti i dytë i lojës foli për vendasit që shënuan edhe dy herë të tjera. FIllimisht ishte Lukaku, i cili në minutën e 53 realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë, për të “vulosur” sfidën mendoi David Neres, i cili pas asistit të Lukakut shënoi të tretin. 

Falë këtij triumfi, Napoli udhëheq me 16 pikë renditjen e kampionatit italian, 4 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos