Muriqi shënon sërish, Mallorca vijon luftën e ashpër për mbijetesë

Nga A2 CNN
10 Maj 2026, 16:08 | Futboll

Muriqi shënon sërish, Mallorca vijon luftën e ashpër

Vedat Muriqi është shpëtimtari i Mallorca.

Sulmuesi i Kosovës realizoi në kohën shtesë të pjesës së parë për të barazuar rezultatin ndaj Villarreal, shkruan A2.

Ai përfitoi nga një gabim amator i portierit, të cilit i iku topi nga duart dhe me një goditje të lehtë shënoi në portën e zbrazur.

Ky është goli i 22 për Muriqin në La Liga, duke u renditur vetëm dy gola më pak se lideri aktual Kylian Mbappe në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit.

Me barazimin 1-1, Mallorca renditet në vendin e 13 me 39 pikë, po aq sa edhe Espanyol, Elche dhe Valencia dhe dy më shumë sesa zona e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos