
Një incident i pazakontë ka shoqëruar sfidën Teuta-Tirana në Durrës, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit shqiptar.
Vetëm pak minuta pas nisjes së takimit, u ndërpre energjia elektrike në stadium, duke detyruar arbitrin të ndalojë lojën.
Gjatë errësirës, tifogrupi “Djemtë e Detit” ndezi flakadanë në tribuna. Pas rikthimit të energjisë, Tirana kaloi në avantazh, por pak më vonë stadiumi mbeti sërish pa drita, duke shkaktuar një tjetër ndërprerje të ndeshjes. (A2 Televizion)