Dhunë në Elbasan, Presidenti i Vllaznisë godet asistentin e arbitrit

Nga Dea Kozma
30 Gusht 2026, 15:11 | Futboll

Dhunë në Elbasan, Presidenti i Vllaznisë godet asistentin e

Një ngjarje e turpshme ka tronditur futbollin shqiptar pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, që përfundoi në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”.

Në fundin e takimit, Vllaznisë iu anuluan dy gola në minutat shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, vendime që shkaktuan zemërimin e kampit shkodran. Por, situata do të kalonte çdo limit pas vërshëllimës finale.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka goditur fizikisht me grusht asistentin e arbitrit të ndeshjes, Ergys Spahiu, në ambientet e dhomave të zhveshjes. Fillimisht u raportua se ishte goditur arbitri i katërt, por më pas u saktësua se bëhej fjalë për asistentin Spahiu, shkruan A2.

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi menjëherë, duke e cilësuar incidentin absolutisht të papranueshëm dhe duke theksuar se dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes nuk ka vend në futboll. FSHF paralajmëroi gjithashtu se organet disiplinore do të procedojnë sipas rregulloreve dhe në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, vetë Xhaferi ka reaguar duke kundërshtuar vendimet e arbitrimit dhe duke e lidhur zemërimin me dy golat e anuluar në fund të ndeshjes. Edhe Shoqata e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë dënoi ashpër çdo akt dhune ndaj arbitrave të ndeshje. Asnjë vendim i marrë nga arbitri, qoftë i saktë apo i gabuar, nuk mund të përdoret si justifikim për dhunë, kërcënime ose presion ndaj zyrtarëve të takimit.

Veç kësaj një deklaratë të gjtaë ka bërë dhe klubi i Vllaznisë ka ka shprehur shqetësimin për disa episode të ndodhura gjatë ndeshjes.Klubi pretendon se personat përgjegjës për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes nuk ndërhynë në mënyrën e duhur.

Për Vllazninë, një situatë e tillë është e papranueshme, sidomos në një takim që duhej të zhvillohej pa praninë e publikut. Sipas klubit shkodran, në tribunën VIP ndodheshin persona që gjatë gjithë sfidës fyen dhe provokuan lojtarët dhe përfaqësuesit e klubit.

Fjala e fundit i takon Komisionit të Disiplinës, për t’u mësuar se cilat do të jenë vendimet në lidhje me incidentin e ndodhur në Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos