Kategoria Superiore, Elbasani përballë Vllaznisë, Partizani pret Laçin

Nga Dea Kozma
28 Gusht 2026, 19:21 | Futboll

Kategoria Superiore, Elbasani përballë Vllaznisë, Partizani pret

Të shtunën nis java e dytë e Kategorisë Superiore ku nuk mungojnë dhe përballjet e mëdha. Dueli më i fortë në letër është ai mes Elbasanit dhe Vllaznisë në stadiumin Elbasan Arena. Dy skuadra pretendente dhe për këtë sezon për trofeun, do të tentojnë për të marrë fitoren e parë në kampionat, pas barazimeve në ndeshjen e parë. Dy trajnerët Edi Martin dhe Ivan Gvozdenovic teksa i thurën elozhe kundërshtarit, theksuan se do ti marrin maksimumin kësaj sfide.

“E kam thënë që në ndeshjet e para rezultati është shumë i rëndësishëm dhe loja nuk është aty ku duhet të jetë, por nevojiten pikët. Është ndeshje e fortë, kemi punuar gjithë javën për rikuperuar atë që nuk shkoi në sfidën e parë, jemi përgatitur për më të mirën, në Elbasan nuk është e lehtë për të marrë pikë, por do ja lemë fushës”, tha Martini.

Ndeshja Elbasani-Vllaznia do të luhet pa tifozë. Kjo sepse verdheblutë janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës pas incidenteve të ndodhura në duelin ndaj Tiranës sezonit të kaluar duke e dënuar atë me 2 ndeshje pezullim.

Në duelin tjetër Partizani përballet me Lacin, Teuta sfidon Tiranën të dielën ndërsa java mbyllet të hënën me dy takimet e fundit, Dinamo që luan me Skënderbeun në Elbasan ndërsa Egnatia udhëton në Vorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos