Conference League, Egnatia, gjashtë sfida për një tjetër faqe historie

Nga Dea Kozma
28 Gusht 2026, 19:18 | Futboll

Conference League, Egnatia, gjashtë sfida për një tjetër

Rrugëtimi europian i Egnatias nuk ndalet! Kampionët e Shqipërisë tashmë e dinë rrugën që duhet të përshkojnë në fazën e ligës së Conference League, pas shortit të hedhur në Monaco.

Midtjylland, Braga, Lincoln Red Imps, Universitatea Craiova, Kauno zalgiris dhe Aarhus janë kundërshtarët që do të presin kampionët shqiptar në këtë aventurë europiane.

Rrogozhinasit, do të tentojnë për historinë pasi kanë gjashtë mundësi për të treguar se Egnatia nuk është më thjesht një surprizë e futbollit shqiptar.

Emri më i madh në këtë listë është padyshim Braga, ndërsa përballja me Midtjylland sjell një tjetër test të fortë ndaj një skuadre me eksperiencë europiane.

Egnatia ka treguar tashmë se nuk njeh emra dhe nuk trembet nga favoritët. Pas një vere ku rrogozhinasit shkruan histori në Champions League dhe Europa League, tani vjen një tjetër kapitull.

Gjashtë ndeshje, tre në shtëpi dhe tre në transfertë. Objektivi? Të shkojë sa më larg. Egnatia nuk është më vetëm për të marrë pjesë në Europë..  por po mëson të jetë protagoniste në të!

Ndeshjet do të luhen nga 15 tetori deri më 17 dhjetor, ndërsa tetë skuadrat e para do të kalojnë direkt në fazën e 1/8-ave. Ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të kenë një tjetër mundësi përmes play-off-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos