
Java e dytë e Kategorisë Superiore nisi me shumë tension dhe polemika. Laci fitoi 2-1 ndaj Partizanit në Rrogozhinë. Të kuqtë u ndëshkuan shpejt nga dy gola me autor Stiven Bibo ndërsa dhe kartoni i kuq i Albion Markut ndikoi në lojën e kryeqytetasve.
Në fund “të kuqtë” realizuan me Altin Aliu, por vetëm kaq nuk mjaftoi. Më i tensionuar ishte dueli mes Elbasanit dhe Vllaznisë ku 90 minuta përfunduan me rezultatin 1-1.
Kuqeblutë shënuan të parët me Muratajn ndërsa vendasit u përgjigjën me Rubin Hebaj. Në fund shkodranëve iu anuluan dy gola çfarë solli pakënaqësi në kampin kuqeblu referuar arbitrimit. (A2 Televizion)