Lëvizte me monopatinë, rrëzohet dhe dëmtohet i riu në Lungomare

Nga Edi Ruçi
30 Gusht 2026, 20:56 | Kronikë

Lëvizte me monopatinë, rrëzohet dhe dëmtohet i riu në

Një i ri është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, teksa lëvizte me monopatinë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime në gjymtyrë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, ndërsa i riu është shoqëruar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos